Policia ka dhënë detaje për therjen e tre nxënësve me thikë në shkollën e Bujqësisë në kryeqytet. Plagë nga thika kanë marrë tre të miturit, dy prej tyre 17 vjeç dhe njëri 16 vjeç.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Në këtë rast janë lënduar tre persona :
A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor”, tha policia.
Po ashtu policia njofton se është në kërkim të tre personave të tjerë, lidhur me këtë rast.