Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë.
Sipas Policisë, përkundër kërkimit në disa lokacione, i dyshuari nuk është përgjigjur në thirrjet e policisë dhe se gjendet në arrati.
I dyshuari është Isen Kurti, 19-vjeçar.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura”, thuhet në njoftim.
“Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”, thuhet më tej.










