Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Pejë, me autorizim të prokurorit të shtetit, ka publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale të shpërndarjes së narkotikëve dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre, duke kontaktuar në numrin 192 ose përmes emailit:

[email protected].