Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për grabitje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në një vepër të grabitjes.

Në njoftimin e Policisë nga qytetarët janë kërkuar informata lidhur me personin e dyshuar, duke ia bashkëngjit edhe fotografitë e tij.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën Grabitje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.