Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave, dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy persona që dyshohen se kanë kryer një vjedhje.

Fotografia u publikua me autorizim nga prokuroria dhe se çdo informatë do të jetë e vlefshme.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.