Policia e Prishtinës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e dy personave që shihen në fotografitë e bashkëngjitura.
Në njoftimin në Facebook, bëhet e ditur se dy të dyshuarit kërkohen për veprën penale “lëndim trupor”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.