Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
“Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor. Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është: – Egzon Besim Reshani, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren”, thuhet nën njoftim.
Tutje bëhet e ditur se me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.









