Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Breg të Diellit

Një pjesë e qendrës tregtare në Breg të Diellit është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes.

Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net ka bërë të ditur se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe Policia të cilët po merren me rastin.


“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

/Reporteri.net/