Policia jep detaje për përleshjen mes të rinjve shqiptarë dhe serb në Urën e Ibrit

D.B. (18) nga Mitrovica, i nacionalitetit serb, është therë me thikë nga persona deri tash të panjohur dhe ndodhet në spitalin e veriut të qytetit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në mënyrë intensive për ndriçimin e plotë të rastit dhe kapjen e autorit apo autorëve.

“Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve të intervistuar në stacionin policor të veriut, pas një fjalosjeje verbale në mes të dy grupeve të rinjsh, dyshohet se sulmuesi pas sulmit ka ikur në anën jugore të qytetit”, ka thënë Hoti.