Policia jep detaje për arrestimin e personit që ofendoi e kërcënoi familjen Haradinaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Korab Bajgorës, të dyshuarit për kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.”, thuhet në raport.

Përpos veprës penale të ngacmimit, Bajgora po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.