Policia ka dhënë detajet e para zyrtare për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kavajë ku humbën jetën 2 persona.
Sipas policisë rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i një automjeti tip Benz (të marrë me qera), me targa AA 615 VO për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin.
Për pasojë edhe të lagështirës mjeti i drejtuar nga 24-vjeçari Vilson Cara është përplasur me tabelën e një karburanti.
Për pasojë makina ka goditur këmbësoret ku ka humbur jetën në vend Lumturie Demrozi rreth 46 vjeçe. Vajza e saj Xh. Demrozi, 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet, i identifikuar si Gentian Belba rreth 23 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./LAPSI.al