Policia nuk ka gjetur asgjë në çantën që u gjet në një pjesë të Rrugës B në kryeqytet.
Këtë për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se informata për mjet dyshues në rrugën “Jakov Xoxa” është pranuar rreth orës 14:00.
Derisa pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.