Policia indentifikon të dyshuarin që goditi punëtorin në Ferizaj

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “12 Qeshori” në Ferizaj ka ndodhur një incident.

Derisa një punëtor po përkujdesej për mbarëvajtjen e punimeve në një rrugë, një person tenton të kalojë përmes asaj rruge, me veturën e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se është intervistuar viktima në lidhje me rastin.

Veseli njoftoj se i dyshuari është indentifikuar dhe është kontakutar për intervistim.

“Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” është raportuar një rast sulmi. Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar. Në vendngjarje ka reaguar patrulla e policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale “Sulmi”.Është identifikuar i dyshuari i ketij rasti dhe është kontaktuar për intervistim.Për detaje tjera do te njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli.