Policia i gjen në veturë teksa po rraheshin mes vete, çifti dërgohet në emergjencë

Njësiti policore teksa po patrollonte në Podujevë, ka hasur në një veturë të ndaluar brenda së cilës një çift po rraheshin mes vete. Çifti është dërguar në emergjencë ku kanë marrë trajtim mjeksor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar me procedurë të rregullt.

 “Podujevë 29.01.2025 – 00:42Njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur ku çifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete. Palët janë dërguar në emergjencë, kanë marrë trajtim mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.