Policia e Kosovës pas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, ku disa vajza shihen duke ngrënë, e njëra nga to hedh qesen me mbeturina në tokë, të njëjtën e ka gjobitur me 50 euro.
Policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.
Komunikata e plotë:
Hodhi mbeturina nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë
Prishtinë, 05 Janar 2026– Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.
Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.












