Policia gjobit ekipin e Klan Kosovës që tentoi të shkonte në vendin ku ndodhi grabitja (VIDEO)

Policia ka gjobitur ekipin e Klan Kosovës, pasi që shoferi Gazmend Salihu, së bashku me gazetarin Flamur Gajtani, i provuan rrugët alternative për të shkuar në Gjilan.

Ani pse policia përmes një komunikate tha se qytetarët mund të përshkojnë rrugët alternative, një zyrtar policor serb nuk ngurroi të gjobiste me 150 euro ekipin e Klan Kosovës, madje gjoba u shkrua në gjuhën serbe.

“Nuk kemi penguar apo tentuar që të përzihemi në punët e policisë, sapo na kanë kthyer kemi vazhduar nëpër rrugët alternative, por pa tentuar që të pengojmë punën e policisë”, tha gazetari Flamur Gajtani.