Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku ka pasur vërshime, janë gjetur tabela të veturave të cila edhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë.
Policia i ka bërë thirrje pronarëve që të paraqiten në stacion dhe t’i marrin ato.
Njoftimi:
Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.
Faleminderit për bashkëpunim.










