Policia ka konfirmuar se po zhvillon bastisje në veri të Kosovës në dy lokacione të ndryshme ku janë gjetur armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar aksionin por ka thënë se detaje tjera do t’i komunikojmë më vonë.
Një ditë më parë, Policia arrestoi një qytetar serb në veri pasi iu gjeten armë në shtëpinë e tij.
Në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës po vazhdon të ketë aksione të policisë dhe konfiskim armësh pasi në shtatorin e 2023-ës kishte pasur një sulm në Banjskë ku ishte vrarë një polic dhe tre sulmues. Sulmi ishte cilësuar terrorist nga institucionet e Kosovës derisa kishte pasur reagime edhe nga ndërkombëtarët. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë derisa ende s’ka asnjë aktakuzë.