Policia gjen armë e municion në veri

Policia e Kosovës ka gjetur armë e municion në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.

Me të dalë Policia në lokacion, të enjten ka gjetur dhe sekuestruar: një pushkë karabin e tipit M48, një armë AK-47, një pushk gjuetie, një armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët dhe 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.