Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Greme të Ferizajt, pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 gëzhoja të armës së zjarrit, një revole si dhe një armë gjuetie.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 cop gëzhoja të armës së zjarrit. Nga i dyshuari janë konfiskuar një revole dhe një armë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./
The post Policia gjen armë dhe municion në oborrin e një shtëpie në Ferizaj, arrestohet një person appeared first on Kosovapost.net.