Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar, fotot e të cilit janë publikuar, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 272, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton policia.
Policia bën të ditur se çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected] ose në numrat e telefonit: 192 ose 0800 19999.










