Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe sekretari Shasivar Haxhijaj, kanë takuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh.
Nga ky takim u bë e ditur se Policia e Kosovës planifikon të bëhet me federata dhe klube sportive.
Hasani dhe Haxhijaj i drejtuan kreut të MPB-së disa kërkesa në lidhje me punësimin e trajnerëve dhe sportistëve elitarë në PK.
Të dy palët u zotuan për rritjen e bashkëpunimit mes vete, duke planifikuar edhe aktivitete të përbashkëta.