Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Java Globale e Sigurisë Rrugore shënohet në gjithë botën.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i bashkohet kampanjës ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Nga data 12 deri 18 Maj 2025 do zhvillohet fushata me temën “Të bëjmë ecjen dhe çiklizmin të sigurt.