Policia e Kosovës e konfirmon se Dukagjin Nikollaj u arrestua në Spanjë

Ditë më parë u raportua se Dukagjin Nikollaj, i cili ishte në kërkim, ndër të tjera edhe për vrasjen që ndodhi në lokalin Bon Vivant, e i cili kishte të kaluar kriminale edhe në ShBA si i dyshuar për trafikim droge nga Kanadaja, është kapur nga autoritetet spanjolle.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë, dhe se po koordinohen ministritë e drejtësisë për mundësinë e ekstradimit të tij në Kosovë.

Njoftoheni se me datën 29.03.2025, përmes kanalit të INTERPOL-it zyrtarisht kemi pranuar njoftimin nga autoritete spanjolle mbi arrestimin e subjektit në fjalë. Subjekti në fjalë është arrestuar bazuar në letër rreshtimin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete e drejtësisë të R. Kosovës për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë. Janë duke u ndërmarrë veprime në koordinim me ministrin e drejtësisë (MD) lidhur me mundësit e ekstradimit të dyshuarit nga Spanja në R. e Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.