Policia e Kosovës ka bllokuar me shiritat e sigurisë vendin ku ishte duke u bërë numërimi i votave të ardhura nga shteti serb.
Votat e ardhura nga Serbia ishin duke u numëruar në Ministrinë e Infrastrukturës, rruga “Fehmi Agani”, ku numëruesit janë infektuar nga zarfet e ardhura me votat e serbëve.
Aktualisht në vendin e ngjarjes është duke qëndruar një autoambulancë në rast emergjence.