Policia e Kosovës arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e Vulinit

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Bëhet fjalë për një burrë me iniciale M.K.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut.

Policia thotë se ka pasur informacione për kryerjen e mundshme të veprës penale të vjedhjes së identitetit dhe se zyrtarët e njësitit të rregullt të PK-së e kanë ndaluar në territorin e komunës së Leposaviqit dhe më pas e kanë arrestuar.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe, dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha Elshani.

Ai u ndalua për dy ditë.

Në të njëjtën kohë, policia ka bastisur shtëpinë e këtij personi në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka gjetur dhe ka sekuestruar materiale dëshmuese, pa specifikuar se çfarë saktësisht është konfiskuar.

Ndonëse për momentin zyrtarisht akuzohet për vjedhje të identitetit, Elshani thekson se ekziston mundësia që vepra të riklasifikohet varësisht nga rrjedha e mëtutjeshme e hetimeve.

“Dyshohet se i ka marrë të dhënat dikujt, por do të shohim nëse nuk është kështu do të ndryshojë kualifikimi i veprës penale”, tha ai.

M. K. ishte e angazhuar në Rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti. Ishte bashkëpunëtor të ngushtë të ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtar në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.

Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *