Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 “Mitropol” raportoi se një person është therrur me thikë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur.”, tha ai për “Mitropol”.
Zahiti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur.
Njësitet përkatëse po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.