Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë zhvilluar sot një ushtrim të përbashkët në veri të vendit.
Sipas njoftimit të policisë, ky ushtrim kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.
“Sot, Policia e Kosovës zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës. Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e policisë thuhet se ky aaktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar siç thuhet, afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt.
“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë”.
“Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutjen ë njoftim