Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një inspektim në një operator ekonomik në Fushë-Kosovë, (poligon i armëve) të dyshuar për keqpërdorim të lejes për shitjen e armëve.
Sipas raportit 24-orësh, kontrolli u realizua në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë për pushkën e gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47 dhe dy fishekë të armës me gaz.
Të gjitha këto janë marrë si prova materiale.
“Rasti në procedurë hetimore”, thotë Policia.