Policia del me një version për rastin e 27-vjeçarit nga Lipjani: Ishte jo bashkëpunues, tentoi të ikë

Policia e Kosovës ka reaguar edhe njëherë për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, transmeton KosovaPost.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin sprej-in policor, sepse sipas tyre, tashmë viktima ishte jobashkëpunes duke tentuar ikjen.

Gjithsesi, policia konfirmon se njësia emergjente kishte konStatuar vdekjen e tij, pasi autoambulanca ishte thirrUR në vendngjarje.

“Para arrestimit të personit, zyrtarët policorë kanë komunikuar dhe negociuar me të njëjtin për 5-6 minuta, me qëllim të bindjes së tij për shoqërim në stacion policor. Po ashtu gjatë kësaj kohe mbikëqyrësi i ndërrimit ka telefonuar ndihmën e shpejtë për ti ofruar ndihmë mjekësore personit, pasi gjatë gjithë kohës ka vërejtur gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike. Në këtë rrjedhë, i njëjti ka qenë jo bashkëpunues dhe ka tentuar të ikë, por zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë.”, thuhet në reagimin e Policisë.

Në komunikatë, policia thotë: “Sigurojmë të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është në bashkëpunim të ngushtë dhe të plotë me institucionet relevante me qëllim të zbardhjes së plotë të këtij rasti, epilogu i së cilit do të merret pas përfundimit të hetimeve, ekzaminimeve dhe pranimit të raportit të obduksionit nga Mjekësia Ligjore”.

 

The post Policia del me një version për rastin e 27-vjeçarit nga Lipjani: Ishte jo bashkëpunues, tentoi të ikë appeared first on Kosovapost.net.