Policia e Kosovës ka bllokuar një segment rrugor afër ambasadës amerikane në Prishtinë.
Zyrtarët policorë kanë vendosur shiritat e sigurisë dhe po pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonë, raporton Klankosova.tv
Ende nuk dihen arsyet e ndërhyrjes.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë Rajonale në Prishtinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar./Klankosova.tv