Me rastin e përvjetorit të rënies së zyrtarit policor, heroit Izet Demaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me drejtorin e drejtorisë rajonale të Pejës, si dhe zyrtarë të tjerë policorë, familjarë dhe qytetarë bënë homazhe dhe vizita përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
“Sakrifica e heroit Izet Demaj mbetet shembull i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit. Kujtimi për të do të jetojë përherë në radhët e Policisë së Kosovës dhe në zemrat e qytetarëve”, tha policia në njoftim.
Demaj kishte humbur jetën derisa tentoi të pengonte një grabitje që po ndodhte në një bankë në qendër të Istogut.
Izet Demaj ishte qëlluar me armë zjarri nga grabitësit dhe rrugës për spital kishte vdekur.













