Policia arreston të arratisurit që kishin plagosur Met Elshanin

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që para disa muajsh plagosi Met Elshanin.

Indeksonline njofton se forcat e sigurisë kanë arrestuar Adhurim Lepajën tek një frizer në rrugën e UÇK-së në kryeqytet.

Përpos tij, PK-ja ka arrestuar edhe Dardan Krasniqin, i cili qe një kohë ishte në arrati.

Ndryshe, më datën 17 Maj të këtij viti, ishte plagosur menaxheri i label-it ‘On Records’, Met Elshani.

Reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës, kishte bërë që katër të dyshuarit lidhur me ngjarjen të arrestohen disa minuta pas plagosjes në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, përderisa ishin në një taksi duke shkuar për në Fushë-Kosovë.

Pasi kishin parë policinë, të dyshuarit kishin provuar të ikin përsëri, por plani iu kishte dështuar.

Adhurimi ishte person i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që dyshohej edhe për vepra të tjera kriminale.