Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash një person para Kuvendit të Kosovës.
Kjo, pasi që ai ka shfaqur sjellje agresive si shenjë pakënaqësie ndaj situatës politike në Kuvend.
Për të neutralizuar situatën, autoritetet policore kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar qytetarin në fjalë.