Policia arreston edhe një person për sulmin në Ibër Lepenc, konfiskohen edhe armë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është shoqëruar në polici pas kryerje së kontrollove në dy lokacione në Mitrovicë të Veriut që kanë të bëjnë me rastin e sulmit terrorist të 29 nëntorit, shkruan Reporteri.net.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se në këtë rast janë gjetur dhe sekuestruar pushkë, fishekë, thika.

Aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar,- 1 pushke gjuetie – 1 armë forme lapsi kimik- 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë – 3 thika – 5 emblema – 1 Shall maskues me kapele – 1 Audio incizues – 1USB – 1 bateri dore – 1 këllëf për pistoletë – 1 rrip brezi taktik- 1 sprej, – 3 kreher të zbrazet për fishek, – 1 karikator për pistoletë dhe,- 1 radiolidhje me adapter “, thuhet në komunikatë.