Policia arreston dy persona, sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri në Prishtinë

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarë të stacionit jugu dhe zyrtarë nga njësiti Anti drogë që operon në kuadër të Hetimeve rajonale -Prishtinë,  në rrugën “Astrit Rrushi”  në Prishtinë janë arrestuar dy persona si dhe janë gjetë dhe sekuestruar katër armë zjarri.

Ndaj personave të dyshuar me vendim të  prokurorit të  shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Personi i dyshuar:
– D.K, mashkull 29 vjeç është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa i dyshuari tjetër
– F.B, mashkull 24 vjeç, është dërguar në vuajtje të denimit me burg, pasi që ndaj tij ishte një udhëresë aktive nga Gjykata Themelore – Prishtinë.