Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmë u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares, po lufton për jetë. Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka ka marrë pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje.
Ka qenë një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve. Në ndërkohë, në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë.
Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, romët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, duke i nxjerrë madje nga vetura./koha.mk