Pas përfundimit të aksionit të Policisë në veri të Kosovës një nga pjesëtarët e Njësisë Speciale ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe ky moment është përhapur me shpejtësi në media, ndërsa nuk kanë munguar komentet pozitive për policët e përfshirë në aksion në veri të Kosovës.
Gjatë aksionit janë arrestuar disa zyrtarë policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, por edhe një rus – zyrtar i UNMIK-ut. Ata janë vënë në pranga për akuzën e kontrabandës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në videon që e ka bërë Kosovapress, shihet se polici shqiptar gjeti kohë për ta bërë shqiponjën: