Tundimi për të parë ndeshjet çerekfinale të Champions League, ku luanin Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, u ka kushtuar shtrenjtë disa policëve në Kenia, pasi disa hajdutë u futën në rajonin e policisë dhe ia arritën të grabitnin disa armë.
Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje, kur disa policë në Kamorwon mbyllën zyrat dhe dolën për të gjetur ndonjë lokal, për të parë ndeshjet, Barcelona-Manchester United dhe Juventus-Ajax.
Gjatë kohës që ata po shijonin spektaklin e Champions League, hajdutët përfituan dhe ia dolën të grabitnin tre pushkë, si dhe municion.
Nuk dihet ende nëse është marrë ndonjë masë për policët që braktisën vendin e punës për ndeshjet e fundit, ndërsa vijon kërkimi për hajdutët.
Të pafat policët, por ka edhe më keq, mjafton të shohim çfarë i bëri Messi të varfrit Phil Jones./telesport