Një tentim vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.
Një burrë ka dashur të hidhet nga kati i shtatë në të cilën gjendet banesa e tij, por atë e kanë shpëtuar policët duke e bindur që mos ta bëjë atë.
Mësohet se dy policët Sabri Shabani dhe Valon Hyseni e kanë penguar të njëjtin që të hidhet nga dritarja.
Sipas Policisë personi që ka dashur të bëjë vetëvrasje është i sëmurë mendërisht dhe tani gjendja e tij është stabilizuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit te banesat e Standardit.