Ndeshjet në Turqi janë gjithmonë shumë të ashpra, edhe në kategoritë më të ulëta, si në përballjen mes Bursaspor dhe Mardin 1969 Spor. Në një moment të lojës, gjatë një dueli, Mehmet Manis ndërhyri me rrëshqitje ndaj një kundërshtari dhe, gjatë aksionit, goditi fort edhe arbitren anësore, duke e rrëzuar në tokë.
Ajo që ndodhi më pas shkaktoi polemika të mëdha. Sipas reagimeve dhe komenteve, lojtari nuk u interesua aspak për gjendjen e arbitres Esra Arikboga. Në vend që të ndalonte për të parë nëse ishte mirë, Manis vazhdoi lojën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ai nuk kërkoi falje dhe as nuk i ofroi ndihmë për t’u ngritur, gjë që ka nxitur reagime të forta dhe kritika ndaj sjelljes së tij sportive.
The post Polemika të forta në Turqi; “palosi” arbitren me ndërhyrje brutale dhe nuk kërkoi as falje (video) appeared first on Telesport.










