Pogba zbulon prapaskenat: Refuzova Real Madridin, zemra zgjodhi Manchester United

Paul Pogba, në një intervistë për podcast-in “Beyond the Pitch”, rrëfeu se më 2016, pas largimit nga Juventusi, Real Madrid ishte shumë i interesuar ta transferonte, por ai zgjodhi Manchester United, që ofroi 100 milionë euro për bardhezinjtë.

Pogba kujton: “Real Madridi trokiti tek unë. Po mendoja të shkoja atje, por njëkohësisht reflektova edhe për Manchester United. Zemra ime më tha të kthehesha në ‘Old Trafford’, nuk e di pse. Nuk di çfarë do të kishte ndryshuar po të zgjidhja Realin, por e bëra këtë zgjedhje dhe nuk pendohem. Nuk pendohem kurrë për një zgjedhje që marr”.

Gjatë dy periudhave te “Djajtë e Kuq” (2010-2012 dhe 2016-2022), Pogba regjistroi 233 ndeshje, me 39 gola dhe 51 asistime. Në Angli fitoi dy Kupa të Ligës (2012, 2017) dhe “Europa League” më 2017.

The post Pogba zbulon prapaskenat: Refuzova Real Madridin, zemra zgjodhi Manchester United appeared first on Telesport.