Podujevë: Fëmijët në rrezik, ura në Dumnicë të Poshtme në gjendje të mjerueshme

Ura e fshatit Dumnicë e Poshtme të Podujevës është në gjendje të mjerueshme.

Nga kjo po ndihen të rrezikuar të gjithë banorët, por në veçanti të rrezikuar janë fëmijët.

Banorët po kërkojnë urgjentisht nga komuna rregullimin e saj.

Rregullimi nuk u bë, edhe pse disa herë kërkesa iu bë pushtetit lokal.

Përveç se e dëmtuar, kjo urë është edhe e stërmbushur me mbeturina.

Fotografitë janë publikuar më 3 mars edhe nga portali lokal, Podujeva Sot, transmeton Klankosova.tv