Antidroga sot ka realizuar një aksion të koduar “Bregdeti” në Podujevë.
Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ai tha se ka të arrestuar dhe se është gjetur “sasi e konsiderueshme” e marihuanës.
Gashi shtoi se pas pak do të dalin me detaje rreth këtij aksioni.










