Në fshatin Dobratin të Podujevës dy ditë më parë policia ka arrestuar një person.
“Njësitet policore pasi kishin arrestuar një person në bazë të urdhëresës së gjykatës, rreth 12-13 persona kanë bllokuar rrugën dhe i kanë penguar zyrtarët policorë, duke tentuar që t’i hapin dyert e veturës zyrtare, me qëllim të lirimit të personit të arrestuar, por nuk kanë arritur dhe i arrestuari-kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton raporti policor.