Pochettino i shokon të gjithë: E kam “refuzuar” Real Madridin si futbollist dhe trajner

Mauricio Pochettino, trajneri aktual i SHBA-së, ka folur mbi Real Madridin. Në një intervistë për “Chiringuito TV” përmendi mundësinë që pati dikur për ta drejtuar klubin e madh spanjoll: “Si lojtar pata mundësinë të luaja te Real Madridi, por nuk ndodhi. Si trajner, pata disa mundësi, por ndonjëherë janë momentet që determinojnë në futboll”.

A e pengoi Daniel Levy, presidenti i Tottenham: “Nuk di nëse duhet ta tregoj historinë apo jo. Zidane u largua dhe natyrisht lindi mundësia për ta marrë drejtimin e Real Madridit. I kisha dhënë fjalën Levy që do të qëndroja deri sa të përfundonte stadiumi i ri. I thashë se do të shkoja te Real Madridi nëse ai jepte ‘OK’. Nuk di çfarë ndodhi më pas. Me siguri nuk dha miratimin”.

Argjentinasi shtoi: “Nuk di si e mori Florentino Pérez, nuk ishte në dorën time. Asokohe nuk isha pa kontratë, por nuk është kurrë vonë për ta drejtuar atë klub. Për këdo, gëzimi do të ishte i madh”.

The post Pochettino i shokon të gjithë: E kam “refuzuar” Real Madridin si futbollist dhe trajner appeared first on Telesport.