“Po, ta ofrojmë pagën!” Upamecano merr konfirmime nga dy klube europiane

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë futur seriozisht në garë për Dayot Upamecanon, duke treguar gatishmëri për të përmbushur kërkesat e tij financiare. Sipas gazetarit Santi Aouna, të dy klubet i kanë bërë të ditur mbrojtësit francez se do t’i ofrojnë pagën e kërkuar, në rast se ai vendos të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, mungesa e një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës mes Bayernit dhe Upamecanos ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij. Kjo ka bërë që gjigantët evropianë të ndjekin me vëmendje situatën, duke u përgatitur për një lëvizje të mundshme gjatë merkatos së verës.

The post “Po, ta ofrojmë pagën!” Upamecano merr konfirmime nga dy klube europiane appeared first on Telesport.