“Po shqyrtoj disa oferta”, Joachim Lo përgatit rikthimin në stol pas katër vitesh

Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, është rikthyer në lojë dhe është i hapur për një rikthim të mundshëm në fushë në të ardhmen e afërt pas një mungese të gjatë.

Trajneri 65-vjeçar foli për Sky Sport gjatë një eventi në Europa-Park në Rust, pranë Freiburg, duke deklaruar se ka marrë oferta nga disa klube dhe madje edhe nga një kombëtare në lidhje me një pozicion trajneri:

“Më pyesin nëse jam i gatshëm të flas, nëse jam i interesuar dhe kjo ka ndodhur në 1-2 javët e fundit”.

Ai më pas vazhdoi: “Tani po mendoj për këtë dhe po përpiqem të mësoj më shumë për secilën skuadër. Hapi tjetër mund të jetë të takohem me drejtuesit për të parë nëse gjërat po shkojnë mirë”.

Pasi dha dorëheqjen si trajner i kombëtares pas Kampionatit Europian 2020 (i luajtur në 2021), Low nuk ka pranuar kurrë një pozicion tjetër trajneri.

Ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në Brazil në vitin 2014. Përpara se t’i bashkohej ekipit kombëtar, ai trajnoi klube të tilla si Stuttgart, Fenerbahçe dhe FK Austria Vienna.

The post “Po shqyrtoj disa oferta”, Joachim Lo përgatit rikthimin në stol pas katër vitesh appeared first on Telesport.