Huazimi i Endrick nga Real Madrid te Lyon po rezulton një lëvizje e shkëlqyer deri tani. Braziliani ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje, tre prej të cilëve në fundjavën e kaluar në fitoren 2-5 ndaj Metz në transfertë.
Forma e mirë e treguar nga 19-vjeçari brazilian ka zgjuar edhe njëherë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij si Chelsea, Arsenal, PSG e Man. City, megjithatë “Blutë” janë një hap përpara klubeve të tjera.
Mediet angleze zbulojnë se Chelsea është e gatshme të paguajë 80 milionë euro te Real Madrid për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri brazilian, pasi e sheh atë si profilin ideal në sulm, bashkë me patriotin e tij, Estevao-n.
Pavarësisht minutave të pakta që ka pasur në ekipin e tyre dhe huazimit te Lyon, Real Madrid e vlerëson shumë Endrick dhe duket e vështirë të heq dorë prej tij.
The post Po shkëlqen te Lyon, vjen oferta e parë e çmendur për Endrick: 80 milionë euro. appeared first on Telesport.










