Duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës me Bournemouth dhe në verë do të largohet falas, qendërmbrojtësi argjentinas, Marcos Senesi, ka përfunduar në radarin e disa klubeve të mëdha.
Fabrizio Romano zbulon se Juventus, Barcelona dhe Atletico Madrid janë vënë në ndjekje të mbrojtësit 28-vjeçar, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar dhe këtë sezon me Bournemouth.
Nuk përjashtohet mundësia që një nga këto ekipe të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin anglez dhe të transferojë argjentinasin që në merkaton e janarit. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për Bournemouth, për ta mos ta humbur Senesi si lojtar i lirë në fund të qershorit.
The post Po shkëlqen në PL, garë e fortë mes Juventusit, Atletico-s dhe Barcelonës për yllin argjentinas appeared first on Telesport.













